×
  • Lajme
  • Lajme / Kalendari

    Ngjarjet e paralajmëruara për sot në Kosovë

    Reporteri
    08 Mars 2024 | 7:22
    Foto: Prishtina

    Ngjarjet e datës 08 Mars 2024:

    Ministria e Shëndetësisë, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës mbajnë punëtori me media lidhur me aplikimin e tre vaksinave të reja në Kosovë, me theks HPV vaksina. (Hotel “International”, Veternik, Prishtinë, ora 09:00-14:00)

    Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) mban konferencën për media me rastin e hapjes së Fushatës për Komunikim dhe Sensibilizim për Regjistrimin e Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave (ReKos 2024) në Kosovë. (Ambientet e ASK-së, Prishtinë, ora 10:00)

    Mbahet tryezë diskutimi rreth nismës ligjore mbi ndryshim-plotësimin e Ligjit për automjete, ku do të trajtohen nenet (44, 63) ku përcaktohen kriteret për importin e veturave dhe ndërrimin e pronësisë. (Kuvendi i Kosovës, salla N-506, ora 10:00)

    Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës – QKRMT organizon aktivitet ku do të lexohet “Letër të Hapur” drejtuar institucioneve kompetente në lidhje me mbrojtjen dhe mbikëqyrjen e monumenteve.(Monumenti Heroinat, Prishtinë, ora:10:00)

    Universiteti i Prishtinës organizon konferencë me temën “Invest in Education- Invest in Women”. (Vendi: Amfiteatri i Bibliotekës Qendrore Universitare Prishtinë, ora 10:00)

    Instituti Shkencor Kosovaro-Suedez mban konferencë rajonale “Gruaja dhe paqja”. (Universiteti i Prishtinës ”Hasan Prishtina”, Fakulteti Juridik, salla e gjyqësorit, Prishtinë, ora 10:00-12:45)

    Komsioni Qendror i Zgjedhjeve prezanton raportin mbi verifikimin e peticioneve të pranuara nga kryesuesit e Kuvendeve Komunale Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut. (KQZ, ora 13:30)

    Zëvendëskryeministrja e Kosovës për Çështje të Pakicave dhe të Drejtat e Njeriut, Emilija Rexhepi, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, organizon festë të veçantë, ku do të marrin pjesë mbi 400 gra nga të gjitha komunitetet e Komunës së Prizrenit. (Restorant “Alegria”, Prizren, ora 14:00)

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!