Hava Gashi, e bija e Shaban Jasharit e motra e Adem e Hamëz Jasharit, ka rrëfyer për momentet me familjarët e saj.
Ajo thotë se në familjen e Jasharajve, kryefjala ishte atdhedashuria.
“Nejse ja fillun qesaj pune, të lumët ata janë metë histori për sa të është toka me njerëz, trima janë kanë boll, trima janë shku e trima kanë lënë”, dëgjohet duke thënë ajo në RTK.
Brenda dhomës ku kalon pjesën më të madhe të kohës, e ka të vendosur fotografinë e dhembjes e të krenarisë.
Për më shumë se 2 dekada, Hava, e bija e Shabanit dhe motra e komandantit Adem Jashari i kujton çdo ditë heronjtë e saj, që tash si të tillë i njeh e gjithë Kosova dhe jo vetëm.
Përshëndetja e fundit me Hamzën, sikur i la shije të idhët. Fisnikrija nuk e lë të nxjerr lot kur tregon se ashtu siç e ndjeu edhe ndodhi. Me vëllain nuk u pa më kurrë.
78-vjeçarja me krenari kujton se familjarët e saj gjithmonë ishin atdhetarë.
Ndonëse e ndjen mungesën e 20 anëtarëve të ngushtë që ranë heroikisht në Epopenë e 5, 6 e 7 marsit, ajo është e lumtur që familja u përtëri përsëri me më se 26 anëtarë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.