Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, është emëruar këshilltar i jashtëm i kryeministrit Albin Kurti në kuadër të Grupit Ballkanik për Politika.
Lajmin për gazetën online Reporteri.net, e ka konfirmuar drejtori Grupit Ballkanik për Politika në Prishtinë, Naim Rashiti.
“Po është këshilltar i jashtëm si shumë të tjerë që kemi nëpër institucione”, tha Rashiti për gazetën online Reporteri.net.
Gazeta online Reporteri.net për këtë çështje i ka shkruar edhe Zyrës së kryeministrit, mirëpo deri më tani nuk ka marrë një përgjigje.
Në gusht të vitit të kaluar, Mehaj kishte dhënë dorëheqje nga posti i tij duke e arsyetuar atë me “shkaqe familjare”. Ai u pasua nga ministri aktual, Ejup Maqedonci.
Ditë më parë, ish-ministri Mehaj ka pranuar “Medaljen për Shërbim të Shquar”, nga ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.