Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog e ka vlerësuar vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për caktimin e datës për votim të shkarkimit të kryetarëve në katër komunat në veri, Mitrovicë të Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin-Potok.
Szunyog në platformën ‘X’ ka shprehur përkrahjen evropiane ndaj KQZ-së për procesin e verifikimit të nënshkrimeve, e pastaj edhe vendimin për caktimin e datës së votimit për tërheqjen e drejtuesve.
“Tashmë është thelbësore që KQZ të bëjë përgatitjet e nevojshme për të siguruar një proces të qetë dhe për të krijuar kushte për votim të lirë dhe të ndershëm. BE-ja është e gatshme të ofrojë mbështetje gjatë gjithë këtij procesi”, ka shkruar ai./Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.