Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla përshëndeti vendimin e Komitetit të Monitorimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për nxjerrjen e Shqipërisë nga lista e vendeve nën monitorim, në të cilën përfshihej prej anëtarësimit në KiE, në vitin 1995, duke e cilësuar vendim plotësisht legjitim dhe të merituar.
“Një rikonfirmim i progresit drejt shtetit të së drejtës, fuqizimit të institucioneve demokratike, thellimit të reformave, avancimit drejt BE-së, kontributit në mbrojtjen e paqes e sigurisë dhe lidershipit në zhvillimet rajonale”, u shpreh Nikolla në një reagim në rrjetet sociale.
Pas 29 vjetësh nën monitorim të plotë nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës, që nga anëtarësimi i Shqipërisë në këtë organizatë në vitin 1995, Komiteti Monitorues i CoE-PACE ka vendosur të mbështesë unanimisht kalimin e Shqipërisë në fazën e dialogut të postmonitorimit./TCH/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.