Gjykata e Pakistanit e ka dënuar me vdekje një 22-vjeçar nën akuzat për blasfemi në mesazhet në Whatsapp, raporton BBC.
Gjykata në provincën e Punjabit ka deklaruar se ai ka shpërndarë fotografi blasfemi dhe video që kishin synim nxitjen e pakënaqësisë fetare te myslimanët, përcjell gazeta online Reporteri.net.
Ndërkaq, një 17-vjeçar është dënuar me burgim të përjetshëm si pjesë e këtij rasti. Të dy kanë mohuar se kanë bërë diçka të gabuar.
Blasfemia ndëshkohet me vdekje në Pakistan. Disa persona janë linçuar edhe para se rastet e tyre të dërgoheshin në gjykatë.
Akuzat i ka ngritur njësia e krimeve kibernetike në Lahore.
22-vjeçari është dënuar me vdekje për montazhin e fotografive dhe videove që përmbanin fjalë fyese për profetin Muhammad dhe gratë e tij.
Ndërkaq, 17-vjeçari është dënuar me burgim të përjetshëm për shpërndarjen e materialit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.