×
  • Lajme
  • Shqipëria / Video

    Zbulohet bazë armësh në Durrës, momenti kur policia e ndjek nëpër ferra të dyshuarin që tentoi të ikte

    Reporteri
    09 Mars 2024 | 11:24

    Dy ditë pasi një bazë armësh u zbulua në Vlorë, policia e Durrësit ka goditur një bazë që shërbente për furnizimin me armë dhe municion të grupeve kriminale.

    Në kuadër të operacionit “Hills” u sekuestruan 4 armë zjarri kallashnikovë, 20 krehra, qindra fishekë luftarak, 4 celularë, 1 motomjet, një sasi lënde e dyshuar kanabis dhe një shumë parash.

    Në pranga ranë shtetasit Hekuran Troplini dhe Emiljano Pasho.

    “Durrës/Goditet një tjetër bazë që shërbente për furnizimin me armë dhe municion të grupeve kriminale. Falë inteligjencës policore të siguruar nga strukturat hetimore të DVP Durrës dhe një hetimi proaktiv disamujor nën drejtimin e Prokurorisë u finalizua operacioni policor i koduar “Hills”, në kuadër të planit operacional “Sundimi i ligjit”. Sekuestrohen 4 armë zjarri kallashnikovë, 20 krehra, qindra fishekë luftarak, 4 celularë, 1 motomjet, një sasi lënde e dyshuar cannabis dhe një shumë parash. Vihen në pranga 2 shtetas”, njofton policia shqiptare.

    Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, gjatë muajve të fundit, kanë shitur sasi armatimi dhe municioni luftarak. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

    Sakaq, në video shihen forcat Operacionale që ndjekin njërin prej personave të arrestuar, i cili tenton të arratiset por pa rezultat.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!