Katër drejtorë të klinikave të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës, ai Neurologjisë, Psikiatrisë, Onkologjisë dhe Pulmologjisë, kanë raportuar para anëtarëve të Bordit Drejtues të ShSKUK-së dhe drejtorit të përgjithshëm, Elvir Azizi.
Lajmin e ka bërë të ditur Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës, në faqen zyrtare.
“Ai, fillimisht ka falënderuar drejtorët e klinikave që i janë përgjigjur ftesës së Bordit Drejtues të ShSKUK-së, për të raportuar në lidhje me punën e realizuar gjatë vitit 2023 nga këto klinika, por edhe për sfidat dhe punët që planifikohen të realizohen. Pas paraqitjes së raporteve të punës, anëtarët e Bordit Drejtues, shprehen interesimin e tyre për çështje specifike që kanë për qëllim zgjerimin e kapaciteteve dhe punëve në këto klinika, por edhe avancimin dhe ngritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore.
Në fund të takimit, anëtarët e Bordit Drejtues, vizituan disa nga hapësirat ku punohet në këtë klinika, duke u njohur për së afërmi me punën që po bëhet”, thuhet në njoftim.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.