Në rrjetin social “X” është organizuar një fushatë kundër këshilltarit të Raportueses për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon. Përmes një video të prerë dhe të nxjerrë nga konteksti, llogari të shumta në platformën “X” kanë atakuar këshilltarin e Cramon, Dordje Bojovic, për një diskutim të para disa vitesh ku flitet për krimet serbe të kryera në Kosovë.
Lidhur me këtë ka reaguar ish-kryediplomati kosovar, Petrit Selimi, duke thënë se është i irrituar teksa sheh që llogari të shumta në “X” e “të drejtuara nga pushteti” sulmojnë në asketin personal Viola von Cramon dhe stafin e saj, si dhe ambasadorët e QUINT e diplomatët si ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, Ali Ahmetin e Edi Ramën.
Ka reaguar edhe vet raportuesja për Kosovën, Viola von Cramon, e cila ka thënë se pyetja e saj është se “kujt i ndihmon një gjë e tillë?”.
Cramon ka thënë se sigurisht që Kosovës nuk i ndihmon e as rrugës për integrim në BE.
“Lajmet e rreme, fushatat desinformuese, propaganda qeveritare apo edhe falsifikimet e thella me bota dhe trolls nuk do të ndryshojnë patjetër pozicionin e askujt, por thjesht do të dobësojnë shanset e Kosovës për të përparuar shpejt.Është e trishtueshme për vendin”, ka shkruar Cramon.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.