Anthony Joshua u kthye në kryetitull të mediave të boksit të premten mbrëma pasi prodhoi një nokaut të jashtëzakonshëm ndaj Francis Ngannou, vetëm disa muaj pasi ish-luftëtari i UFC-së luftoi fuqishëm ndaj Tyson Furyt në debutimin e tij në boks.
Lufta zgjati dy raunde dhe, përveç një momenti të shkurtër, britaniku ishte dominues ndaj Ngannou duke e hedhur në tokë tre herë.
Ish fituesi i medaljes së artë olimpike të vitit 2012 dhe ish-kampioni i peshave të rënda të WBO, WBA, IBF dhe IBO, fitoi ndaj një boksieri me mungesa përvoje dhe po shumë baza të boksit, pasi Ngannou ishte shumë i ekspozuar në meçin ndaj Joshuas.
A e dorëzoi ‘luftën’ vet Ngannou?
Disa tifozë mendojnë se Ngannou mund ta ketë humbur qëllimisht luftën ndaj Joshuas.
Pretendimi erdhi pasi Joshua e goditi ish-luftëtarin MMA për herë të tretë dhe të fundit në raundin e dytë me 34 sekonda të mbetura. Një fans beson se ishte larg nga natyra e luftërave të Ngannou.
This ringside angle of @anthonyjoshua's finish is SAVAGE ☠️#JoshuaNgannou | #KnockoutChaos | #RiyadhSeason pic.twitter.com/YJYV8hPmmD
— DAZN Boxing (@DAZNBoxing) March 9, 2024
Ky djalosh mori mbështetje nga përdoruesit e tjerë të mediave sociale.
Sigurisht, kishte edhe të tjerët nuk ishin aq të hapur ndaj sugjerimit dhe vazhduan të talleshin me posterin origjinal për diçka që mendonin se ai e kishte gabim. /telegrafi
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.