Donjeta Sadiku është shprehur e lumtur pasi siguroi dje biletën për në Lojërat Olimpike “Paris 2024”.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo theksoi se “i është realizuar një ëndërr”.
Donjeta gjithashtu premtoi se do të bëjë më të mirë edhe në Paris, në mënyrë që edhe atje të ketë arsye për të festuar.
Mes tjerash, boksierja kosovare në veçanti falënderoi trajneren e saj, Marjola Sallauka, familjen e vet dhe të gjithë ata që e përkrahen.
Postimi nga Donjeta Sadiku (pa ndërhyrje):
“Një ëndërr mu ba realitet, shum punë , mund e sakrificë që më ka përcjellë gjatë kësaj periudhe, u shpërblyen në mënyrën e duhur e në kohën e duhur.
Shum momente gëzimi e krenarie përjetuam së bashku, e ju premtoj që do bëjë më të mirën që të festojm dhe ne Paris.
Falenderuse përjetësisht trajneres time Marjola Sallauka, familjes time dhe të gjithë ata që më mbështetën gjatë këtij rrugëtimi.
Rruga nuk përfundon këtu shihemi në Paris 2024″.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.