×
  • Sport
  • Sport

    Salah: Mendova se Klopp do të rinovonte kontratën, u trondita kur e kuptova se do largohet

    Reporteri
    10 Mars 2024 | 11:31

    Ylli i Liverpool, Mohamed Salah ka pranuar se ishte shumë i befasuar nga vendimi i trajnerit, Jurgen Klopp për t’u larguar nga Merseysiders në fund të sezonit, por tha se ndryshimi i trajnerit nuk do të rëndojë në vendimin e tij për të qëndruar në Anfield ose për t’u larguar.

    “Një ditë do të largohem nga Liverpool, por zgjedhja e trajnerit të ri nuk do të rëndojë mbi vendimin. Më kujtohet shumë mirë ditën kur Klopp njoftoi largimin e tij. Ishte një takim me ekipin dhe kur mbërrita pashë agjentin e tij. Mendova ai do të rinovonte kontratën e tij, por më pas Virgil van Dijk më tha se do të njoftonte largimin e tij. Unë u trondita”, tha Salah.

    Egjiptiani komentoi edhe derbin e ardhshëm kundër Manchester Cityt: “Do të jetë një ndeshje vendimtare për titullin. Nëse fitojmë, kemi shanse të mira për të fituar Premier League”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!