×
  • Sport
  • Sport

    De Bruyne u nervozua keq me Guardiolan pasi e zëvendësoi, reagon trajneri: Kjo është shenjë e mirë

    Reporteri
    11 Mars 2024 | 8:44

    Liverpool dhe Manchester City kanë luajtur 1:1 në ‘Anfield’ në kuadër të xhiros së 28-të të Premierligës.

    Në minutën e 69-të trajneri Pep Guardiola e zëvendësoi mesfushorin Kevin De Bruyne, çka e nervozoi jo pak këtë të fundit.

    Për këtë ka folur Guardiola i cili ka thënë se i pëlqen që u nervozua lojtari i tij.

    “Më pëlqen reagimi i tij. Tani ai është i lumtur, por më pëlqen që u nervozua. Kjo është mirë. Në ndeshjen e ardhshme ai ka një shans të më tregojë se sa gabim e kam pasur”, tha Guardiola.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!