×
  • Lajme
  • Lajme / Kritika pushtetit

    Tahiri thotë se çështja e dinarit e mënjanoi atë për sulmin terrorist në Banjskë

    Reporteri
    11 Mars 2024 | 12:43

    Kryesia e Kuvendit të Kosovës sot ka mbajtur mbledhje. Pas mbledhjes, Besnik Tahiri, shef i deputetëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, u deklarua lidhur me kontratat një burimore që sipas tij duhet t’i nënshtrohen një hetimi serioz dhe një adresimi tek Prokuroria e Kosovës, përcjell Reporteri.net. 

    Ai tha se shihet qartë se ka potencial për dyshime në korrupsion.

    Tahiri e ngriti çështjen e migrimit të kosovarëve në vendet e perëndimit duke lidhur këtë më ekonominë e vendit, mos rritjen e pagave.

    Po ashtu, Tahiri tha se kjo Qeveri ka pranuar marrëveshjet në Ohër e Bruksel e bashkë me të edhe atë për Asociacionin.

    “Dinari e ka zhvendosur temën e sulmit terrorist të 24 shtatorit në Banjskë duke lënë anash dhe harruar se Serbia kreu këtë aksion”, tha ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!