Moti i keq me erë të fortë dhe shi ka përfshirë të gjithë vendin.
Zv/kryeministrja Belinda Balluku gjatë inspektimit të drejtorisë rajonale të shërbimeve të transportit Rrugor në Mat deklaroi se në disa qytete ka shkëputje të energjisë elektrike për shkak të erës së fortë ndërsa skuadrtat e OSHEE dhe të ARRSH tashmë janë në terren. Zv/kryeminstrja u kërkoi drejtuesve të mjeteve që të bëjnë kujdes në qarkullim
Në Vlorë era e fortë ka shkaktuar dallgë që shkojnë deri në 8 ballë duke pezulluar lundrimet e trageteve e anijeve të vogla.
Ndërkohë në zonat malore kanë nisur reshjet intensive të borës. Autoriteti Rrugor bën me dije se në aksin Bogë – Qafë Thore, vijojnë reshjet e dëborës me intensitet ndërsa mjetet borëpastruese po punojnë për pastrimin e rrugës dhe shpërndarjen e kripës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.