×
  • Lajme
  • Lajme / Gjyqtari i ri

    Betohet gjyqtari i Kushtetueses, Jeton Bytyqi

    Reporteri
    11 Mars 2024 | 16:32

    Jeton Bytyqi është betuar të hënën si gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese.

    Ceremonia e betimit është mbajtur para presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani dhe në prezencë të kryetares së Gjykatës Kushtetuese, Gresa Cakaj.

    Gjatë urimit të Bytyqit, presidentja Osmani ka përmendur rëndësinë e integritetit dhe paanshmërinë e gjyqtarëve të këtij institucioni.

    “Gjyqtari Bytyqi është betuar se do t’i qëndrojë besnik Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe se do t’i respektojë rregullat e etikës profesionale”, thuhet në njoftimin e presidencës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!