×
  • Lajme
  • Lajme / FOTO

    Erërat e forta në Prishtinë, largohen xhamat e krisur në mbikalimin në Ulpianë

    Reporteri
    11 Mars 2024 | 16:54

    Erërat e forta sot gjatë ditës në Prishtinë kanë bërë që zjarrëfikësit të largojnë sot xhamat e krisur tek mbikalimi në Ulpianë.

    Gazeta Online Reporteri.net ka siguruar pamje nga momenti kur ata xhama janë hequr për shkaqe sigurie.

    Një tjetër rast ku ka pasur ndërhyrje ka qenë edhe në kulmin e një objekti në sheshin e kryqytetit, ku nga erërat e forta një pjesë e tij është shkëputur.

    Erërat e forta në Prishtinë kanë bërë që edhe një pjesë e një baneri “Liria ka emër” të vendosur në mbikalimin në Çagllavicë, të bie, shkruan Reporteri.net.

    Sot gjatë ditës, edhe Komuna e Prishtinës i bëri thirrje qytetarëve të kenë kujdes, e të qëndrojnë larg pemëve dhe objekteve të larta.

    Sipas njoftimit, sot erërat janë 70 km/h./Reporteri.net/

    Baneri “Liria ka emër” bie në xhamin e një veture, shkak erërat e forta

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!