Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, u distancua sot nga deklarata e Emmanuel Macron, se aleatët perëndimorë nuk duhet të përjashtojnë vendosjen e trupave në Ukrainë.
“NATO nuk ka plane të dërgojë trupa në Ukrainë dhe NATO nuk është palë në konflikt, as aleatë të NATO-s”, tha Stoltenberg për Reuters në një intervistë.
Sipas raporteve nga Parisi, Macron hodhi poshtë nocionin se trupat franceze potencialisht mund të dislokohen në vend javën e kaluar.
Ai tha se edhe nëse vende individuale të NATO-s do të dërgonin trupa në Ukrainë, kjo do të ndikonte në aleancën në tërësi pasi anëtarët e saj janë të ‘detyruar’ nga një pakt i mbrojtjes kolektive.
I pyetur nëse presidenti francez kishte bërë një gabim duke folur për “paqartësi strategjike” për vendosjen e mundshme të trupave perëndimore në Ukrainë, ai tha: “Unë mendoj se është e rëndësishme që të konsultohemi dhe të kemi një qasje të përbashkët për këto tema të rëndësishme sepse ato kanë rëndësi për të gjithë ne”.
Ai ka folur edhe për mundësin e anëtarësimit të Ukrainës në NATO.
“Ukrainë do të bëhet aleate e NATO-s. Pyetja nuk është nëse, por kur. Ukraina tash është më afër se kurrë më parë anëtarësimit në NATO…Suedia do të jetë një aleate e përkushtuar…”, është shprehur Stoltenberg.