×
  • Sport
  • Sport

    Renditja e 10 klubeve angleze që kanë shpenzuar më së shumti para në pesë sezonet e fundit

    Reporteri
    11 Mars 2024 | 18:47

    Shpenzimet neto të klubeve të Ligës Premier që nga sezoni 2019/2020 deri në sezonin aktual 2023/2024 janë bërë të ditura, dhe pozicionet e disa ekipeve do t’i tronditin tifozët.

    Rregullat e ‘fair-play’ financiar i kanë ndarë tifozët dhe klubet që prej se u prezantuan përpjekjet për të barazuar të ardhurat e të gjitha ekipeve në futbollin anglez. Megjithatë, klubet angleze janë bërë temë diskutimi në mbarë botën pasi disa prej tyre kanë thyer rregullat financiare.

    Rregullat financiare citojnë se klubet e Ligës Premier mund të përballojnë humbje në të ardhura deri në 105 milionë maksimumi gjatë tri viteve, mirëpo klubet si Everton, Nottingham Forest dhe Manchester City janë duke u hetuar për thyerje të këtij rregulli.

    Evertoni ishte klubi i parë që u dënua për këtë, pasi atyre iu hoqën 10 pikë në muajin nëntor për thyerje të rregullave, sidoqoftë ky dënim më pas u zbut vetëm në gjashtë pikë pasi një komision i pavarur dha dëshmi se Liga Premier ka bërë gabime.

    Për shkak të këtyre hetimeve, shuma neto e shpenzimeve të klubeve angleze është vendosur nën një mikroskop dhe top dhjetë ekipet që kanë shpenzuar më së shumti mes 2019-2024, janë kalkuluar.

    Lista e plotë e ekipeve që kanë shpenzuar më së shumti në pesë sezonet e fundit sipas Transfermarkt:

    1.Chelsea- 789 milionë euro të shpenzuara

    2.Manchester United- 697 milionë euro të shpenzuara

    3.Arsenal- 640 milionë euro të shpenzuara

    4.Tottenham Hotspur- 535 milionë euro të shpenzuara

    5.Newcastle United- 486 milionë euro të shpenzuara

    6.Aston Villa- 383 milionë euro të shpenzuara

    7.Manchester City- 380 milionë euro të shpenzuara

    8.West Ham United- 281 milionë euro të shpenzuara

    9.Liverpool- 260 milionë euro të shpenzuara

    10.Nottingham Forest- 234 milionë euro të shpenzuara. /Telegrafi/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!