×
  • Lajme
  • Lajme / Foto

    Veturat e ambasadave amerikane, gjermane dhe britanike shihen në oborrin e Qeverisë

    Reporteri
    12 Mars 2024 | 13:57

    Veturat e ambasadave, amerikane, britanike dhe gjermane sot janë parë në oborrin e Qeverisë së Kosovës.

    Gazeta Online Reporteri.net ka kontaktuar zëdhënësin e Qeverisë, Përparim Kryeziun, nëse ambasadorët përkatës janë pritur në takim nga Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, por që i njëjti deri tani nuk ka kthyer përgjigje.

    Ndërsa, gjatë kësaj jave, në Prishtinë do të jetë për vizitë i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

    Emisari amerikan do të diskutojë me liderët e qeverisë për dialogun si dhe çështjen e dinarit. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!