Tenisti numër një në botë, Novak Gjokoviq është mposhtur nga 20-vjeçari Luca Nardi në raundin e tretë të Indian Wellsit.
Italiani Nardi, i ranguari në pozitën e 123 në botë, ishte eliminuar nga kualifikimet, por arriti shortin kur është tërhequr nga gara një tjetër tenist.
Ai mposhti tenistin serb me rezultat 6-4, 3-6 dhe 6-3.
“Është çmenduri”, ka thënë Nardi. “Nuk e di se si i mbajta nervat. Mendoj se është mrekulli sepse jam 20-vjeçar dhe mposhta Novakun”.
Gjokoviqi, 36-vjeçar, i cili është mposhtur nga Jannik Sinner në gjysmëfinale të Australian Open, sivjet ende nuk ka fituar garat.
“Asnjë titull këtë vit. Nuk është diçka me të cilën jam mësuar”, ka thënë Gjokoviq.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.