×
  • Lajme
  • Lajme / Ora 12:00

    “Pjesëmarrje e pakuptimtë në Bruksel”, Hoti thotë se nesër Guvernatori i BQK-së do të raportojë në Komisionin për Buxhet

    Reporteri
    12 Mars 2024 | 17:49

    Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë se nesër në ora 12:00 me kërkesë të opozitës, në Komisionin Parlamentar për Buxhet do të raportojë Guvernatori i BQK-së, lidhur me pjesëmarrjen e tij, siç e quan ai të “pakuptimtë dhe pa asnjë autorizim” në Bruksel, për rregulloren e BQK-së, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Në një postim në Facebook, Hoti thotë se Qeveria e detyroi atë të përfshihet në dialog në mënyrë joligjore.

    Postimi i plotë:

    Me kërkesë të opozitës, nesër në orën 12:00, në Komisionin Parlamentar për Buxhet raporton Guvernatori i BQK-së lidhur pjesëmarrjen e tij të pakuptimtë dhe pa asnjë autorizim ligjor në dialog në Bruksel për rregulloren për përdorimin e valutave të huaja në Kosovë.

    Edhe pse BQK-ja është institucion i pavarur kushtetues, Qeveria e detyroi atë të përfshihet në dialog në mënyrë joligjore.

    Shqetësues mbetet fakti se Qeveria dhe BQK-ja nuk pranuan kërkesat e aleatit kryesor të Kosovës për shtyrje të zbatimit të rregullores. Por pranuan të ulen në tavolinë me palën serbe me kërkesë të ndërmjetësit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!