×
  • Lajme
  • Lajme / Moti

    Diell e vranësira sot, në orët e pasdites reshje shiu

    Reporteri
    13 Mars 2024 | 7:08

    Intervale me diell e vransira parashihen ditën e mërkurë në vend.

    Reshje të dobëta shiu pritet të kalojnë në pjesë të vendit orëve të hershme të mëngjesit. Reshje shiu paraqiten edhe orëve të pasdites kryesisht të dobëta lokale. Nëpër vise malore priten edhe reshje dëbore. Temperaturat minimale zbresin në 4C e 5C, ndërsa ato maksimale shkojnë deri në 11C e 13C.

    Të reshura lokale shiu paraqiten në vend edhe përgjatë ditës së enjtë.

    Të premten do të ketë intervale më të gjata me diell. Prej ditës së shtunë më shumë vranësira shtrihen në vend, e të dielën priten kushte edhe për të reshura shiu. Nga dita e premtë temperaturat shënojnë rritje deri në 14C e 15C, njofton Prishtina Weather.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!