Ngjarjet e datës 13 Mars 2024:
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim përfaqësuesin e posaçëm për Ballkanin Perëndimor të Shteteve të Bashkuara, Gabriel Escobar. Mediat fillimisht do të marrin pamje nga takimi, ndërkaq pas takimit do te ketë deklaratë për media. (Kabineti i Presidentes, ora 10:00)
Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca mban konferencë për media, ku do të shpalosen rezultatet dhe rekomandimet e pesë raporteve të auditimit të performances. (Zyrës Kombëtare e Auditimit, ora 11:00)
OJQ Aktiv dhe partnerët prezantojnë rezultatet e një Analize krahasuese të mekanizmave ligjor dhe politik për angazhimin vendimmarrës të komuniteteve joshumicë në Kosovë, Sllovaki, Republikën Çeke dhe Hungari. (Hotel “Sirius” në Prishtinë, ora 11:00)
Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismaili raporton në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere lidhur me MSA-në dhe rregulloret e BQK-së. (Kuvendi i Kosovës, N506, ora 12:00)
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.