×
  • Lajme
  • Lajme / Detajet e policisë

    Përfshihet nga zjarri objekti i Gjykatës Themelore të Ferizajt, dega në Kaçanik – dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

    Reporteri
    13 Mars 2024 | 9:40

    Objekti i Gjykatës Themelore të Ferizajt – dega në Kaçanik, është përfshirë nga zjarri në orët e para të ditës së sotme.

    Nga Policia e Kosovës kanë thënë për gazetën online Reporteri.net zjarri është lokalizuar dhe si pasojë e tij janë dëmtuar dy zyre të objekti.

    Nga hetimet e para të policisë, dyshohet për zjarrvënie nga tre persona ende të paidentifikuar.

    “Ju njoftojmë se me datën 13.03.2024 rreth orës 03:55 kemi pranuar një informatë se në Objektin e Gjykatës Themelore- dega në Kaçanik ishte një zjarrëvënie.

    Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipe të Zjarrëfikësve të cilët rreth orës 04:40 kanë lokalizuar dhe shuar zjarrin. Si pasojë e këtij incidenti nga zjarri janë dëmtuar dy zyre të kësaj gjykate.

    Gjithashtu në vendin e ngjarjes kanë dalë patrullat e stacionit të Kaçanikut e më pas edhe hetuesit dhe krimteknikët rajonal nga Sektori Rajonal i Hetimeve, të cilët nën autorizim të prokurorit i kanë nisur hetimet intensive. Nga hetimet e para dyshohet se kemi të bëjmë me zjarrëvënie nga 3 persona të panjohur, e që hetuesit policorë janë duke grumbulluar informacione në terren në zbardhjen sa më shpejtë të këtij rasti”, ka thënë zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajit, Kanun Veseli. /Reporteri.net/

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!