×
  • Lajme
  • Lajme

    Vendimi për tokat e Manastirit të Deçanit, Abazi i reagon Kurtit: Një njeri i sëmurë pas pushtetit mund ta bëjë këtë gjë

    Reporteri
    13 Mars 2024 | 13:28
    Haki Abazi

    Gjatë ditës së mërkurë kryeministri, Albin Kurti, ka thënë se sot qeveria i ka kërkuar Agjencisë Kadastrale të Kosovës të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës të vitit 2016 për tokën e Manastirit të Deçanit.

    E për ketë vendim i ka reaguar ashpër ish-deputeti i VV-së, Haki Abazi, i cili ka thënë se kjo “paku quhet tradhti”.

    Sipas Abazit, Kurti i opozitë do ta pështynte më fytyrë Kurtin e pozitës.

    “Me përkujtu masakrën e Mitrovicës dhe pas një ore me i falë tokë Kishës Ortodokse Serbe duke shkelur mbi gjakun e aktivistëve dhe kauzat kombëtare, më së paku quhen tradhti. A kërkoi Kisha Serbe falje për krimet e bëra në Kosovë? Një njeri i ligë e i sëmurë pas pushtetit mund ta bëjë këtë gjë. Po të ishte në opozitë Kurti sot do ta kishte pështyrë në fytyrë Kurtin në pushtet, do ta kishte djegë Prishtinën e aktivistët do t’i shtyente drejt vdekjes!”, ka shkruar Abazi në Facebook.

    Abazi e ka cilësuar Kurtin si “palaço”.

    “Hipokrizia shkon tutje, Donika Gervalla e ka njoftu këshillin e Evropës për vendimin e Qeverisë për urdhërin që qeveria i ka dhënë agjensionit katastral për zbatimin e vendimit për pronat e Kishës. Pse Jo vet Kryeministri, Pse Donika Gërvalla, me ndyt edhe një herë emrin e babait!?!? Çfarë do të ndodhë me pretendimet tjera të bazuar në këtë precedent!”, ka shkruar më tej Abazi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!