Emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka filluar takimin e përbashkët me liderët e partive opozitare të Kosovës.
Diplomati amerikan takimin me ta po e zhvillon në rezidencën e ambasadorit amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, njofton televizioni publik i Kosovës.
Nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë konfirmuar zyrtarisht për Gazetën Online Reporteri.net se kreu i partisë, Ramush Haradinaj do të jetë pjesë e takimit i cili do të zhvillohet në ora 19:00.
Zëdhënësi i kësaj partie, Kushtrim Xhemajli tha se AAK-ja mirëpret angazhimin e ShBA-së për finalizimin e procesit të dialogut me Serbinë, i cili duhet të përmbyllet me njohje reciproke.
“E mirëpresim angazhimin e ShBA-së për finalizimin e procesit të dialogut me Serbinë, i cili duhet të përmbyllet me njohje reciproke. Angazhimi i emisarit Escobar është kyç dhe e falënderojmë për gatishmërinë e tij për ta ndihmuar Kosovën në synimet e saj. Kryetari Haradinaj me kënaqësi ka pranuar ftesën për takim sot në ora 19:00”, tha Xhemajli për Reporteri.net.
Porositë “e domosdoshme” për Kosovën, Escobar takon krerët e opozitës sot në ora 19:00
Gazeta Online Reporteri.net nga burime pranë Partisë Demokratike të Kosovës, merr vesh se edhe i pari i kësaj partie i është përgjigjur pozitivisht ftesës për takim me emisarin amerikan, Gabriel Escobar.
Pjesëmarrjen në këtë takim të krerëve të opozitës me Escobarin e kanë konfirmuar dje edhe nga Lidhja Demokratike e Kosovës.
“Po Kryetari ka takim me Escobarin”, tha të martën shkurtimisht për Reporteri.net, Berat Rukiqi, koordinator për media i LDK-së.
I dërguari i Posaçëm i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor paraditen e sotme është pritur në takim nga e para e shtetit, Vjosa Osmani, ku pas këtij takimi do të ketë edhe deklarime për media.
Osmani-Escobarit: Suksesi i dialogut varet nga çasja e barabartë e BE-së ndaj palëve
Dorëzimi i kryeministrit Kurti para takimit me emisarin amerikan, Gabriel Escobar