Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu Shoshi ka thënë se është e pafalshme humbja që kryeministri Albin Kurti i ka bërë Kosovës për anëtarësimin në Këshill të Evropës, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
“Në pushtet edhe vjen me propagandë, e gënjeshtër POR me vazhdu me jetu me rëndesën e veprimeve tua që ja ke shkaktuar një populli është shkatërruese në masën që as pushteti i tillë nuk të duhet”, ka shkruar ajo mes tjerash.
Postimi i plotë:
…Vazhdoj të mendojë që duhet të ketë ETIKË edhe në politikë, madje të lartë!
E pafalshme humbja që Albini me armatën e tij ia bëri Kosovës afër një dekadë drejtë anëtarësimit në Këshill të Evropës, liberalizim të vizave, e progesin drejt rrugës euroatlantike.
PSE? Për kauza të rrejshme vetëm e vetëm me ardh në pushtet!
Në pushtet edhe vjen me propagandë, e gënjeshtër POR me vazhdu me jetu me rëndesën e veprimeve tua që ja ke shkaktuar një populli është shkatërruese në masën që as pushteti i tillë nuk të duhet!