Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shtruar iftar për Bashkësinë Islame të Kosovës për nder të muajit të shenjtë të Ramazanit.
Kështu ka njoftuar Haradinaj përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.
“Iftari tradicional për nder të Bashkësisë Islame të Kosovës, sonte na bashkoi në Selinë e Aleancës me Myftiun Naim Tërnava e bashkëpunëtorë, e gjithashtu edhe me partnerët e koalicionit, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi E-30”, ka thënë Haradinaj.
Haradinaj ka shtuar se BIK-u ka dhënë kontribut të çmuar në të gjitha etapat nëpër të cilat ka kaluar Kosova.
“Shpreha mirënjohjen për kontributin e çmuar që BIK ka dhënë në të gjitha etapat drejt lirisë, pavarësisë dhe shtetndërtimit, kontribut ky që vazhdon ta japë edhe sot.
Agjërim të lehtë, begati dhe mirëqenie për çdo familje!”, është shprehur Haradinaj.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.