×
  • Lajme
  • Lajme / Pronat e kontestuara

    Haxhiu pas vendimit për Manastirin e Deçanit: E zbatuam vendimin e padrejtë të Kushtetueses për shkak të anëtarësimit në KiE

    Reporteri
    15 Mars 2024 | 12:11
    Albulena Haxhiu, Ministre e Drejtësisë. Foto nga arkivi

    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se zbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetues të vitit 2016, për 24 hektarë tokë Manastirit të Deçanit, ka qenë kërkesë ndaj Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, përcjell Reporteri.net.

    Ministrja Haxhiu tha se sado që ai vendim i Kushtetutës ka qenë i padrejtë, duke e pasur parasysh rendësi që ka anëtarësimi i Kosovës në këtë mekanizëm e ka konsideruar që duhet të adresohet kjo çështje.

    “Për interesimin e Kosovës në Këshillin e Evropës siç e ka përmendur edhe kryeministri Kurti na është vendosur që Kosova ta zbatojë një vendim të padrejtë të Gjykatës Kushtetues të vitit 2016. Duke e pasur parasysh rëndësinë që ka anëtarësimi i Kosovës në këtë mekanizëm tejet të rëndësishëm për qytetarët e Kosovës por edhe vet për shtetin e Kosovës kemi konsideruar që duhet të adresohet dhe kemi vazhduar tutje. Tani përpjekja jonë është për hapat e radhës të Komiteti, Asambleja dhe tek Ministrat”, ka thënë ajo.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bëri të ditur para pak ditësh se qeveria e tij i ka kërkuar Agjencisë Kadastrale të Kosovës ta zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës të vitit 2016 për pronat e Manastirit të Deçanit, duke i dhënë fund një periudhe të gjatë mospajtimesh me diplomacinë perëndimore rreth kësaj çështjeje.

    24 hektarët përreth Manastirit të Deçanit, kush e duartrokiti dhe kush e kritikoi vendimin e Qeverisë së Kosovës

    Vendimi u mirëprit menjëherë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    I Dërguari i Posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, pak minuta pasi Kurti njoftoi për vendimin, në një konferencë për media bashkë me presidenten Vjosa Osmani, emisari amerikan tha se ky hap që ndërmori sot Qeveria e Kosovës, ishte i domosdoshëm.

    “Dua të përmend se sa shumë është i rëndësishëm vendimi i sotshëm për Manastrin, ky ishte vendim i vështirë, por hap i domosdoshëm dhe i falënderojmë institucionet e Kosovës për këtë hap”, tha Escobar.

    Zbatimi i vendimit me të cilin manastirit të Deçanit, i njihet e drejta e pronës në mbi rreth 24 hektarë tokë, nga ambasadorët e akredituar në Kosovës, u konsiderua si hap pozitiv në fushën e sundimit të ligjit.

    Dorëzimi i kryeministrit Kurti para takimit me emisarin amerikan, Gabriel Escobar

    Kurti dy vjet më parë e kishte cilësuar si “vendim të Millosheviqit”, por po të njëjtin vendim ai e ka pranuar këtë të mërkurë në këmbim të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

    Sa i përket çështjes së dinarit, Escobari në takim me presidenten nuk ka folur. Por disa fjalë i ka shtuar Osmani./Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!