×
  • Lajme
  • Lajme / Foto

    Policia arreston një 37-vjeçar në Podujevë që synonte të shiste monedha 2 euroshe false – i sekuestrohen 10 mijë euro

    Reporteri
    16 Mars 2024 | 9:26

    Policia e Kosovës ka arritur që përmes masave të fshehta të hetimit ta arrestojë një 37-vjeçar që synonte të shiste monedha 2 euroshe të falsifikuara. Rasti ka ndodhur në fshatin Shakovicë të Podujevës.

    I dyshuari gjatë realizimit të masave të fshehta të hetimit nga hetuesit policorë, ka ofruar për shitje 5000 copë monedha nga 2 euro (5000×2=10000). I dyshuari këtu monedha synonte t’i shiste për 6 mijë euro.

    Gjatë kontrollit në veturën e tij, Policia ka gjetur dhe sekuestruar 5 mijë monedha 2 euroshe që dyshohet se janë të falsifikuara, 3 kartëmonedha 20 euro që dyshohet të jenë poashtu të falsifikuara, veturën e përdorur dhe një telefon celular.

    “I dyshuari është intervistuar në prezencën e avokatit mbrojtës të caktuar sipas detyrës zyrtare. Me aktvendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!