Lëvizja Vetëvendosje ka kujtuar ngjarjen tragjike të 20 vjetëve më parë kur tre fëmijët në Çabër të Mitrovicës humbën jetën në lumin Ibër.
“20 vjet më parë, në Çabër të Mitrovicës, buzë lumit Ibër, tre fëmijë, Egzon Deliu, Avni Veseli, dhe Florent Veseli po luanin duke ndjekur shota të egra. Fillimisht një serb që po korrte tallën aty fillon t’i fyej, e më pas një grup tjetër serb që i bashkohen atij me sharje, ndërsejnë qentë e tyre drejt fëmijëve të cilët të frikësuar fillojnë të ikin dhe hyjnë në lumin Ibër duke humbur tragjikisht jetën e tyre”.
Kjo ngjarje e përshkruar si më lart, Vetëvendosje thotë se është shkruar asokohe edhe në raportin e prokurorit amerikan të UNMIK-ut, Robert Dean, por, shton, për të nuk është ndarë kurrë drejtësi.
Vetëvendosje akuzon policinë e UNMIKU-ut dhe KFOR-it për mosreagim kur protestuesit paqësorë e shqiptarët u gjuajtën me armë nga kriminelë në pjesën veriore.
“Kjo vrasje e tre fëmijëve preku secilin qytetar duke rezultuar në organizimin e protestës paqësore me datë 17 Mars. Qytetarët shqiptarë dolën te ura e lumit Ibër në Mitrovicë për të parë serbët e organizuar në pjesën tjetër të cilët filluan të shtijnë me armë zjarri ndaj protestuesve, dhe ndaj shqiptarëve që ende jetonin në pjesën veriore. Policia e UNMIK-ut dhe e KFOR-it, vetëm kishte vëzhguar situatën dhe nuk kishte provuar ta ndalë dhunën e t’i arrestojë kriminelët serb që kishin shtënë mbi protestuesit paqësor. Kështu, pas vrasjes së fëmijëve dhe qytetarëve të paarmatosur në protestë, në mbarë vendin vërshuan protestat që kërkonin drejtësi. Në këto ngjarje që pasuan, e që u quajtën “Trazira të Marsit”, 19 qytetarë mbetën të vdekur, prej tyre 11 shqiptarë”.
Vetëvendosje thotë se do të kërkojë drejtësinë e munguar për këto krime.
“Data 16 mars, shënon një ditë e zezë për Mitrovicën dhe gjithë Kosovën. Drejtësia për ngjarjen tragjike, vrasjen e tre fëmijëve e më pas edhe e qytetarëve të tjerë, ende nuk është vënë. Ne nuk do e harrojmë kurrë dhe do të kërkojmë përherë vendosjen e drejtësisë për këto krime”.
Për të bërë homazhe në nderim e kujtim të tre fëmijëve që humbën jetën tragjikisht sot në Çabër ishte një delegacion i Lëvizjes VETËVENDOSJE! i prirë nga Sekretari Organizativ, Alim Rama së bashku me deputetë, aktivistë e anëtarë të Qendrës sonë në Mitrovicë, thotë VV në një njoftim në Facebook.
Më 17 mars 2004, filluan protestat që më vonë do të përmenden si “Trazirat e marsit”. Ato zgjatën dy ditë, e gjatë tyre vranë 19 civilë, nga të cilët 11 shqiptarë dhe 8 serbë, ndërsa u lënduan mbi 900 persona, kryesisht shqiptarë.Trazirat shpërthyen pas njoftimeve se në lumin Ibër ishin mbytur dy fëmijë shqiptarë si pasojë e dhunës së serbëve, ndërsa shkaku i kësaj tragjedie asnjëherë nuk u sqarua plotësisht.Disa fëmijë që mbijetuan në orët e vona, po atë natë treguan para kamerave se ishin ndjekur nga serbët dhe se ata ishin duke ikur, kur disa nga bashkëmoshatarët e tyre u mbytën në lumë. Të nesërmen, më 17, mars filluan protestat në shumë qytete të Kosovës, që shumë shpejt përshkallëzuan në dhunë.
Gjatë trazirave u dogjën disa shtëpi dhe kisha serbe. Ngjarje të ngjashme ndodhen me shtëpitë shqiptare në pjesët me shumicë serbe. Serbët u hakmorën edhe me djegien e disa xhamive në Serbi.
Këto trazira zgjuan nga gjumi shumë vendimmarrës. Të gjithë e kuptuan se shumë pak në Kosovë mund të përmirësohet pa zgjidhjen e statusit përfundimtar.
Sekretari gjeneral i Kombeve të Bashkuara, Kofi Annan, i dha detyrën norvegjezit, Kai Eide, për hartimin e një raporti që do të pasqyronte situatën në Kosovë. Eide mori këtë detyrë shumë seriozisht dhe pas shumë vizitave në Kosovë dhe Ballkan, takoi përfaqësues të të gjitha partive, komuniteteve, feve etje. Në tetor 2005 dorëzoi raportin e porositur.
Edhe pse Eide në këtë raport e vë gishtin në shumë gjëra që mund të përmirësohen, rekomandon se koha ka ardhur për fillimin e bisedimeve për statusin përfundimtar të Kosovës.
Disa ditë më vonë të njëjtin rekomandim për Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara e bën edhe Kofi Annan.
Më 17 shkurt 2008, bazuar në këtë propozim, Kosova shpallet shtet i pavarur dhe sovran. Kushtetuta e Kosovës që i jep asaj të gjitha kompetencat e shtetit, hyn në fuqi me 15 qershor 2008.
Por, si ndodhen trazirat e marsit?
Më 17 mars 2004, filluan protestat që më vonë do të përmenden si “Trazirat e marsit”. Ato zgjatën dy ditë, e gjatë tyre vranë 19 civilë, nga të cilët 11 shqiptarë dhe 8 serbë, ndërsa u lënduan mbi 900 persona, kryesisht shqiptarë.
Trazirat shpërthyen pas njoftimeve se në lumin Ibër ishin mbytur dy fëmijë shqiptarë si pasojë e dhunës së serbëve, ndërsa shkaku i kësaj tragjedie asnjëherë nuk u sqarua plotësisht.
Disa fëmijë që mbijetuan në orët e vona, po atë natë treguan para kamerave se ishin ndjekur nga serbët dhe se ata ishin duke ikur, kur disa nga bashkëmoshatarët e tyre u mbytën në lumë. Të nesërmen, më 17, mars filluan protestat në shumë qytete të Kosovës, që shumë shpejt përshkallëzuan në dhunë.