Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me Ministrin e Kulturës Rinisë dhe Sportit Hajrulla Çeku, kanë vizituar sot piktorin nga Gjakova, Tahir Emra.
Këtë e ka bërë të ditur Arjeta Emra, vajza e Tahir Emrës e cila ka publikuar edhe foto nga vizita që kryeministri Kurti ka bërë në familjen e tyre.
Në foton që është publikuar, Kurti shihet duke pirë raki në muajin e Ramazanit.
Kjo nuk është hera e parë që kryeministri konsumon alkool në muajin e Ramazanit, pasi edhe vitin e kaluar Kurti ishte pritur me një gotë raki nga kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në Kullën Haradinaj në Gllogjan.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.