×
  • Lajme
  • Botë

    Dyshimet se është agjente e Rusisë, nisin procedurat ligjore ndaj eurodeputetes letoneze

    Reporteri
    16 Mars 2024 | 21:30

    Shërbimi Shtetëror i Sigurisë i Letonisë, ka nisur procedurat ligjore ndaj deputetes së Parlamentit Evropian, Tatjana Zhdanoka.

    Shtetasja e këtij shtetit dyshohet për bashkëpunim me inteligjencën ruse dhe shërbimet e sigurisë, raporton Associated Press.

    Mediat në Letoni kanë raportuar se shërbimi I VDD-së është duke hetuar aktivitetet e 73-vjeçares dhe lidhjet e saj të dyshimta me Rusinë në javët e fundit.

    Nga janari ka pasur raportime se Zhdanoka është agjente e Shërbimit Federal Rus të Sigurisë, apo FSB, që nga vitit 2004.

    Ajo i ka mohuar të gjitha dyshimet që rëndojnë mbi të.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!