Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu po vazhdon rikuperimin pas një ndërhyrje në zemër muajin e kaluar.
Musliu duket të ketë rimarrë veten pas rreth një muaji që kur njoftoi se duhet t’i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale.
Në një foto që e ka postuar një bashkëvendës i saj nga Skenderaj, Musliu duket e qeshur dhe drejt rikuperimit të plotë.
Deputetja Musliu kishte njoftuar se ndërhyrjen kirurgjike e ka bërë në Gjermani. Ajo bëri të ditur se përkohësisht tërhiqet nga puna e saj e përditshme.
“Tani, me rekomandim të mjekëve kosovarë, më duhet t’i nënshtrohem një ndërhyrjeje kirurgjikale, e cila (për fat të keq) do të kryhet jashtë vendit, pasi që mjekëve në Kosovë, përkundër kompetencës së shkëlqyer profesionale, ende nuk u janë krijuar kushtet që ata i meritojnë. Sistemit shëndetësor të Kosovës realisht i mungojnë shumë gjëra përveç mjekëve, kështu që shpresoj që kjo gjendje të përmirësohet dhe askush të mos detyrohet t’i nënshtrohet procedurave të shërimit jashtë vendit”, kishte shkruar deputetja Musliu. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.