×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Rama mbledh sot asamblenë në Gjirin e Lalzit, zbardhet agjenda

    Reporteri
    17 Mars 2024 | 8:46

    Kryeministri Edi Rama do të mbledhë sot, 17 mars Asamblenë e Partisë Socialiste. Mbledhja do të zhvillohet në një nga hotelet në Durrës.

    Sipas agjendës, Asambleja do të nisë punimet me fjalën e kryesocialistit Edi Rama për të vijuar me paraqitjen e raportit nga Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi, “Mbi zbatimin e detyrave të Asamblesë për rienergjizimin e partisë dhe anëtarësimet e reja”.

    Agjenda parashikon miratimin e Projekt Udhëzimit “Mbi zgjedhjet e përgjithshme në parti”dhe Projektin mbi kriteret përzgjedhëse të kandidatëve për delegatë të Kongresit të partisë, bashkëkryetarët e degëve të PS dhe të organizatave socialiste.

    Zgjedhjet në strukturat socialiste do të zgjasin deri më 15 Prill, ndërsa Kongresi i PS-së parashikohet të mblidhet në Qershor të këtij viti.

    AGjENDA

    1.Fjala e Kryeministrit Rama

    2.Blendi Klosi për zbatimin e detyrave të Asamblesë kombëtare të PS për rienerrgjizimin e partisë, korigjimin e mangësve të evidentuara në organizatat socialiste dhe anëtarësimet e reja

    3.Raportime, diskutime nga anëtarët e AK për zbatimin e detyrave të ngarkuara

    4.Miratimi i projekt udhëzimit “Mbi zgjedhjet e përgjithshme në parti”

    5. Miratimi i projekt-udhëzimit “Kriteret përzgjedhëse të kandidatëve për delegatë të kongresit të partisë, bashkëkryetarët e OS dhe KS të NJA”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!