×
  • Lajme
  • Lajme / Të dhënat e ASK-së

    Pas liberalizimit të vizave, mbi 287 mijë qytetarë udhëtuan me aeroplanë gjatë muajit janar

    Reporteri
    17 Mars 2024 | 11:40

    Numri i qytetarëve të Kosovës të cilët udhëtuan drejt vendeve të Bashkimit Evropian, në janar të vitit 2024, ishte 287 mijë e 193 udhëtarë.

    Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, në janar të vitit 2024, numri i fluturimeve të realizuara ishte 996 ose 23.3 % më shumë së në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

    “Numri i udhëtarëve në total ishte 287 mijë e 193 ose 21.9 % më shumë së në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar (janar 2023)”, thuhet në njoftimin e ASK-së.

    Transporti hekurudhor

    “Ndërsa në muajin janar, numri i udhëtarëve ishte 5 mijë e 760 apo 4,0 % më pak së në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ndërsa sasia e mallrave të transportuar në neto tonë ishte mijë e 002”, thuhet në njoftimin e ASK-së.

    Po ashtu, ASK bën të ditur se në janar të këtij viti, numri i përdoruesve të rrjetit telefonik fiks ishte 66 mijë e 398 ose 2.7 % më pak së në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ndërsa trafiku i realizuar (në minuta) ishte 2,6 % më pak së në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

    Në muajin janar 2024, numri i përdoruesve me parapagim (Prepaid) ishte 1.5 % më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

    “Ndërsa, numri i përdoruesve me kontratë (Postpaid) ishte 292 654 ose 7.3 % më shumë së në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar”, vijon njoftimi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!