×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Futën rroba kontrabandë, arrestohen 2 persona

    Reporteri
    01 Shtator 2019 | 20:19

    Policia e Devollit ka vënë në pranga 2 persona, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim, për kalim të paligjshëm të kufirit. Gjithashtu ata po transportonin edhe rroba kontrabandë.


    Policia informon se të arrestuarit janë E.B, 25 vjeç dhe V.B, 44 vjeç, si edhe po punohet për kapjen e shtetasit D.B.,30 vjeç, të tre banues në fshatin Menkulas, Devoll.

    “Policia e Devollit, në hyrje të fshatit Menkulas, kanë konstatuar shtetasit E.B. dhe V.B., të cilët kishin kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme dhe po transportonin konfeksione të ndryshme (rroba) që i kishin futur kontrabandë”- njofton policia, raporton oranews.

    Nga veprimet e para hetimore të kryera, shtetasi D.B., i shpallur në kërkim, rezulton të jetë porositësi dhe pritësi i mallrave.

    Mbi personat e arrestuar rëndojnë veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera, kryer në bashkëpunim” dhe “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!