×
  • Lajme
  • Lajme

    Nga Serbia hyri ilegalisht në Kosovë, Policia ia gjen në automjet një aparat ultrazëri

    Reporteri
    17 Mars 2024 | 12:48

    Është ndaluar një burrë në Leposaviq, i cili dyshohet se hyri ilegalisht nga Serbia në Kosovë.

    Në automjetin e tij ai po barte një aparat ultrazëri që përdoret për mjekësi, shkruan Reporteri.net. 

    “Njësia policore ka ndaluar një furgon që drejtohej nga i dyshuari mashkull kosovar në të cilin kishte të ngarkuar një aparat ultrazëri që përdoret në mjekësi, për shkak se i njëjti dyshohet se kishte hyrë nga Serbia në Republikën e Kosovës përmes rrugëve ilegale”, tregon raporti 24 orësh.

    Në konsultim me prokurorin aparati ultrazë i është dorëzuar doganës për procedura të mëtejme, ndërsa pas inicimit të rastit i dyshuarit është liruar në procedurë të rregullt.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!