×
  • Lajme
  • Lajme / Video

    “Nga jugu në veri me shumë punë e projekte”, Kurti bën një përmbledhje të punëve gjatë javës së fundit

    Reporteri
    17 Mars 2024 | 14:18

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka përmbledhur në një video projektet e javës që po lëmë pas.

    Shefi i qeverisë përmendi internetin, rrugët e reja që lidhin veriun e investimet shtesë në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

    “Javë e mbarë me shumë punë të mira. Nga interneti e rrugët e reja që na lidhin me veriun te investimet shtesë në FSK”, shkroi Kurti në Facebook.

    Më tutje ai përmendi transformimet e shëndetësisë në Prizren, e investimet në fabrikën e ujit në Gjilan.

    Shkrimi i plotë:

    Javë e mbarë me shumë punë të mira. Nga interneti e rrugët e reja që na lidhin me veriun te investimet shtesë në FSK.

    Vazhduam në Prizren me transformimet në shëndetësi e investime në fabrikën e ujit në Gjilan.

    Pa harruar edhe nisjen për herë të parë të rrugëve ndërkufitare që na lidhin me Shqipërinë.

    Nga jugu në veri me shumë punë e projekte.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!