×
  • Lajme
  • Lajme / Policia jep detaje

    Aksident mes dy veturave në hyrje të Deçanit, lëndohen tre persona

    Reporteri
    17 Mars 2024 | 15:32

    Në ora 13:54 policia është njoftuar për një aksident në fshatin Carrabreg i Epërm në komunën e Deçanit.

    Rastin për Gazetën Online Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

    I njëjti ka bërë të ditur se nga ky aksident tre persona kanë pësuar lëndime të lehta trupore.

    “Në ora 13:54 është njoftuar policia, në fshatin Carrabreg i Epërm për një aksident mes dy automjeteve, ku tre persona kane pësuar lëndime të lehta”, tha Gashi për Reporteri.net.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!