×
  • Lajme
  • Lajme / Njoftimi i Policisë

    Burrë e grua gjenden të vdekur brenda shtëpisë së tyre në Rahovec

    Reporteri
    17 Mars 2024 | 17:21

    Policia ka njoftuar se sot rreth orës 12:25 janë gjetur dy persona pa shenja jete në fshatin Pataqan i Poshtëm të Rahovecit.

    Sipas policisë viktimat ishin burr dhe grua i moshës madhore, ndërsa anë gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tyre.

    “Me datën 17.03.2024 rreth orës 12:25 jemi njoftuar se në fshatin Pataqan i Poshtëm në Rahovec, burrë e grua të moshës madhore janë gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tyre. Njësitet e nevojshme policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, si dhe ekipi mjekësorë të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimave”, thuhet në njoftimin e policisë.

    Tutje policia ka bërë të ditur se dyshohet se vdekja e viktimave ka ardhur si pasojë e asfiksimit nga tymi, pasi kishte marr flakë një kolltuk.

    “Nga hetimet e para të zhvilluara, ekzaminimet e kryera në vendin e ngjarjes si dhe dëshmive tjera të siguruara, dyshohet se deri tek vdekja e viktimave ka ardhur si pasojë e asfiksimit nga tymi, pasi kishte marr flakë një kolltuk, dyshohet nga një prizë elektrike.

    Mirëpo, shkaktari zyrtar i vdekjes do të vërtetohet vetëm pas ekzaminimit mjeko ligjor, gjë e cila është urdhëruar nga prokurori i shtetit, me vendimin e të cilit është iniciuar edhe rast “hetim i vdekjes”, thuhet në njoftimin e policisë. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!