×
  • Sport
  • Sport / Foto

    Kurti takon futbollistin Albion Rrahmani: I urova suksese në fanellën e Kosovës

    Reporteri
    17 Mars 2024 | 20:58

    Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, e ka pritur në takim futbollistin Albion Rrahmani.

    Kurti tha se Rrahmani u bë sulmues i preferuar i Superligës rumune.

    “Me talentin e trashëguar nga familja dhe me punën e tij të pandalshme, Albioni në Superligën rumune sivjet ka shënuar 14 gola në vetëm 16 ndeshje të zhvilluara, duke ecur me hapa të sigurtë për t’u bërë golashënuesi më i mirë i kampionatit”, tha Kurti.

     

    View this post on Instagram

     

    A post shared by Albin Kurti (@albinkurti_)

    I pari i qeverisë i dëshiroj futbollistit, shumë suksese tutje, në veçanti në ndeshjet që do t’i zhvillojë me fanellën e Kosovës.

    Sulmuesi i Rapidit të Bukureshtit do të jetë pjesë e kombëtares së Kosovës në dy ndeshjet që do t’i luajë në mars kundër Armenisë dhe Hungarisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!