×
  • Lajme
  • Lajme / Në ora 15:30

    Nënshkruhet sot marrëveshja 33 milionshe me Bankën Evropiane për Investime

    Reporteri
    18 Mars 2024 | 7:14

    Qeveria e Kosovës nënshkruan marrëveshje me Bankën Evropiane për Investime, me vlerë 33 milionë euro, ku parashihet ndërtimi i një impianti fotovoltaik diellor me kapacitet 100 MW.

    Në këtë ngjarje marrin pjesë ministri i Financave, Hekuran Murati, ambasadori i Gjermanisë Jorn Rohde, shefja e Sektorit Politik në Zyrën e BE-së në Kosovë Anna Carin Platon, shefi për operime në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi nga Banka Evropiane për Investime Matteo Rivellini dhe shefi i Divizionit për Energji për Evropën Juglindore dhe Turqinë në KfW Pablo Obrador Alvarez.

    Marrëveshja nënshkruhet në ora 15:30 në objektin e Qeverisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!