Në autostradën në Prizren, Policia e Kosovës gjatë kontrollit, ka ndaluar një person i cili në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 130km/h, ka zhvilluar shpejtësi 237 km/h, shkruan Reporteri.net.
Ndaj të njëjtit është shqiptuar gjobë me 300 euro dhe me tri pikë negative, si dhe i është ndaluar drejtimi i mjetit motorik për tre muaj.
Njoftimi:
Mos respektimi i kufizimit të shpejtësisë!
Njësia për Kontroll të Autostradave në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 130 km/h ka identifikuar shoferin duke drejtuar mjetin me shpejtësi 237 km/h, i njëjti është gjobitur me 300€, 3 pikë negative dhe 3 muaj i është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.