Zyrtari i lartë amerikan, ndihmës Sekretari për Byronë Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit Todd D. Robinson pritet të zhvillojë një vizitë në Kosovë, nga 20 deri më 22 mars, ka mësuar gazeta online Reporteri.net nga burimet.
Siç ka mësuar gazeta online Reporteri.net, Robinson pritet të zhvillojë takim me drejtues të Këshillit gjyqësor dhe atij prokurorial të Kosovës, udhëheqës të drejtësisë dhe po ashtu pritet të takohet edhe me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.
Deri tash, nuk janë konfirmuar takimet tjera zyrtare.
Fillimisht, Robinson pritet të shkojë në Shqipëri nga data 18 mars deri më 20.
Todd D. Robinson, është diplomat amerikan i cili ka shërbyer si Ndihmës Sekretar i Shtetit për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit që nga shtatori i vitit 2021.
Robinson iu bashkua Departamentit amerikan të Shtetit në vitin 1986./Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.