×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti pret në takim Parsonsin, diskutohet për zgjerimin e përfshirjes në aktivitete sportive të personave me nevoja të veçanta

    Reporteri
    18 Mars 2024 | 18:42

    Kryeministri Albin Kurti, i shoqëruar nga zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani, mirëpriti në takim presidentin e Komitetit Paralimpik Ndërkombëtar, Andrew Parsons.

    Pjesëmarrëse ishte edhe Njomza Emini, Presidente e Komitetit Paralimpik të Kosovës.

    Sipas zyrës së kryeministrit, temat qendrore të takimit ishin anëtarësimi i Komitetit Paralimpik të Kosovës në Komitetin Paralimpik Ndërkombëtar, i cili u arrit në gusht të vitit të kaluar si dhe pjesëmarrja e Kosovës në Lojërat Paralimpike, Paris 2024, për herë të parë.

    Gjithashtu u trajtuan dhe mundësitë për zgjerimin e përfshirjes në aktivitete sportive edhe për personat me nevoja të veçanta në Kosovë dhe krijimin e kushteve sa më të përshtatshme për qasjen e tyre në mekanizma të ndryshme.

    U theksua se mbështetja dhe përkushtimi i Qeverisë për Personat me Aftësi të Kufizuara në përgjithësi, përfshirë dhe fushën e sportit, vijon të mbetet e palëkundur.

    “Viti 2022 ishte shpallur edhe vit i Personave me Aftësi të Kufizuara nga Qeveria e Kosovës, ku edhe u organizuan në vazhdën e aktiviteteve të parapara nga të gjitha institucionet, edhe aktivitete sportive e kulturore nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit”.

    Ndërkohën, edhe  Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku u takua sot me presidentin e Komitetit Paralimpik Ndërkombëtar, Andrew Parsons dhe presidenten e Komitetit Paralimpik të Kosovës, Njomza Emini.

    Kosova do të përfaqësohet me dy atletë në Lojërat Paralimpike “Paris 2024”, ngjarje kjo historike për të cilën edhe u diskutua në takim.

    Ministria bën të ditur po ashtu për bisedimet rreth punës dhe mbështetjes së vazhdueshme institucionale për masivizimin e para sportit.

    Çeku e informoi Parsonsin për veprimet dhe reformat që ka ndërmarrë MKRS-ja në sport në përgjithësi, sidomos për bashkëpunimin dhe përkrahjen që ka ofruar për Komitetin Paralimpik të Kosovës.

    Në takim ishin të pranishëm edhe zëvendësministrja e MKRS, Daulina Osmani, Daut Tishuki, zëvendëspresident i KPK-së dhe sekretarja e KPK-së, Arjeta Gashi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!