Juristja e Medias, Flutura Kusari, ka pranuar sot Urdhrin e Meritës së Republikës Federale të Gjermanisë, për përkushtimin e saj për lirinë e medias dhe demokracinë në Kosovë dhe më gjerë.
Ky nderim i saj, u bë nga ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, moment të cilin edhe e ka publikuar në platformën X.
Ceremonia u përshëndet edhe nga ish-presidentja Atifete Jahjaga si dhe deputetja e Parlamentit Evropian, Viola von Cramon.
Kusari, u nderua me këtë urdhër si shtetasja e parë kosovare, medalje e klasit të Kryqit të Meritave në Republikën Federale të Gjermanisë.
🇩🇪 Order of Merit for @fluturakusari as 1. 🇽🇰 citizen!
Celebrating her dedication to media freedom & democracy in 🇽🇰 + beyond. Her great efforts get acknowledged by the presence of @atifetejahjaga, @ViolavonCramon, MPs & civil society. Congratulations & keep up the great work! pic.twitter.com/BlBEpZk4pF— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) March 18, 2024
Ndërkohë, Flutura Kusari ka qenë e angazhuar si trajnere në projektin “Luftimi i dezinformimit dhe propagandës përmes edukimit medial për komunitetet joshumicë në Kosovë” – i financuar nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, me grant për gazetën online Reporteri.net.
Juristja e medias, në këto trajnime pjesëmarrësve u ka ligjëruar mbi “Rregullimin e Mediave dhe Përgjegjësinë Ligjore.