×
  • Lajme
  • Lajme

    Voziti nën masën mbrojtëse, 25-vjeçari gjobitet 300 euro dhe i merret leja edhe për 6 muaj të tjerë

    Reporteri
    18 Mars 2024 | 21:54

    Është gjobitur një 25-vjeçar në Ferizaj, i cili u zu nga policia duke vozitur kur atij iu kishte ndaluar për gjashtë muaj.

    Shoferi u gjobit me 300 euro si dhe me ndalim drejtimi të automjetit për gjashtë muaj të tjerë, shkruan Reporteri.net.

    “Gjobë ndaj shoferit në Ferizaj, i cili drejtoi veturën nën masën mbrojtëse të patentë shoferit
    Policia Rajonale e Komunikacionit Rrugor me datën 18.03.2024 rreth orës 19:00 në rrugën magjistrale Ferizaj-Shtime, saktësisht në fshatin Slivovë të Ferizajt ka ndaluar shoferin A.L (M/K) i moshës 25 vjeçar, i cili ka drejtuar veturën e tij nën masën mbrojtëse që e kishte të ndaluar drejtimin për 6 muaj, prej datës 02.11.2023 – 02.05.2024. Ndaj tij policia i shqiptoi një gjobë tjetër për kundërvajtje 300 euro dhe vazhdim i masës mbrojtëse, heqje e patent shoferit edhe për 6 muaj tjerë, nga data 02.05.2024-02.11.2024”, njofton policia.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!