×
  • Lajme
  • Lajme / Foto

    Plagosja e tre personave në Gjakovë, Policia kërkon ndihmë për kapjen e të dyshuarit, Shkelzen Ahmeti

    Reporteri
    19 Mars 2024 | 10:40

    Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë së Gjakovës me autorizim të Prokurorisë Themelore në Gjakovë ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve që mund të kenë informacion për vendndodhjen e 32-vjeçarit, Shkelzen Ahmeti, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    I njëjti po dyshohet se të shtunën e 9 marsit kishte plagosur tre persona në një lokal në Gjakovë.

    Ahmeti dyshohet për veprat “Vrasje e rëndë në tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll, posedim të paautorizuar të armëve”.

    Gazeta Online Reporteri.net kishte raportuar se i dyshuari për këtë rast ishte Shkelzen Ahmeti, e që i njëjti pak orë para se të ndodhte rasti, kishte publikuar një fotografi në Facebook ku shihej i shoqëruar me një grup personash, e që në mesin e tyre ishte edhe zëvendëskomandanti i Policisë rajonale të Gjakovës, Ramë Bekaj.

    Poashtu pjesë e kësaj fotografie ishte edhe ish-luftëtari i UÇK-së, Nasim Haradinaj.

    Gazeta Online Reporteri.net kishte raportuar se dy nga tre të plagosurit në këtë rast ishin pronarët e lokalit ku dhe ka ndodhur plagosja.

    Shkelzen Ahmeti përgjatë viteve 2016-2017 ishte vënë në pranga nga Policia e Kosovës. Kjo, pasi që në cilësinë e zyrtarit të Gjendjes Civile në Gjakovë bashkë me një ish-zyrtar tjetër kishte tjetërsuar identitetin e një personi.

    Për falsifikim të dokumenteve, Gjykata Themelore në Gjakovë e dënoi Ahmetin më 2020-ën me 6 muaj burgim, i cili dënim me pëlqimin e të akuzuarit u zëvendësua me gjobë në shumë prej 4 mijë euro./Reporteri.net/

    I dyshuari për plagosjen në Gjakovë, pak para rastit shoqërohej me zëvendëskomandantin e Policisë

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!